Agjencia e Sigurisë në Rusi ka arrestuar një gazetar të “Wall Street Journal”, të cilin e akuzon për spiunazh.

 

Autoritetet deklaruan se Evan Gershkoviç u arrestua, pasi dyshohet se po përpiqej të siguronte informacion të klasifikuar.

 

Gershkoviç është gazetari i parë i një media amerikane që arrestohet me akuza për spiunazh në Rusi, që nga lufta e ftohtë.

 

Shërbimi i Sigurisë pretendon se Gershkoviç po merrte të dhëna për një kompleks industrial ushtarak rus, që përbën sekret shtetëror.

 

32-vjeçari Evan Gershkoviç, i cili është shtetas amerikan, mund të përballet me 20 vjet burg, nëse shpallet fajtor për spiunazh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *