Rusia e ka nisur sipas pritshmerive te vendit organizator kupën e konfederatave. Pas nje ceremonie te bukur me shume folklore dhe ngjyra, por me mungese te madhe te shikuesve ne shkallet e stadiumit te Shen Pjeterburgut ku gjithsesi nuk munguan nga Putin te Pele, Sbornaja e ka nisur me shume vrull pjesën e pare kundër Zelandës se Re.

 

Megjithatë, skuadra totalisht e riformatuar nga trajneri  Cherchesov, dikur portier i kombëtares ruse, nuk e ka gjetur lehtësisht rrugën e rrjetës si edhe ishte menduar ne fillim. Portieri i miqve ka bere disa here mrekullinë përballë ruseve qe rrisnin presionin. Vetëm ne minutën e 31 vendasit munden qe me nje aksion perfekt te mbikalojne mbrojtjen mike dhe Glushakov te arrije qe te çoje nje top drejt shtyllës dhe Boksall ta preke i fundit dhe ta dërgojë ne rrjete.

 

Me avantazhin e nje goli shkohet ne dhomat e zhveshjes por ne kthim me te nisur pjesa e dyte neozelandezet ishin me prane golit te barazimit se sa ruset atij te dyfishimit te shifrave. Gjithsesi kondicioni fizik beri te veten dhe ne minutën e 69 Zelanda e re dorëzohet teksa Fedor Smolov shënon golin e dyte qe vulos edhe rezultatin e ndeshjes.

 

Nje hapje e vaket e kupës se konfederatave nga ana e vendit organizator qe gjithsesi do te duhet te ngrihet shume deri ne gjysmëfinale. Per t’u theksuar se masat e sigurisë jashte stadiumeve ishin te jashtëzakonshme per shkak te urdhrit se asnjë incident nuk duhet te ndodhe sidomos mes tifozerive dhe huliganeve te njohur vendas.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *