Subscribe

Infrastruktura e rrugëve të qytetit dhe atyre të fshatit tashmë nuk do të ketë asnjë dallim. Ky ka qenë premtimi i numrit një të bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj i cili inauguroi rrjetin e brendshëm të rrugëve në fshatin Mushqeta në kërrabë.

 

 “Pas investimit të parë që bëmë në Krrabë, duke lidhur aksin e autostradës me Krrabën, një investim që nuk ishte prekur me dorë prej 60 vitesh, tani kemi filluar në nivel kapilar në të gjithë degëzimet e fshatrave të njësisë administrative Krrabë”. “Patjetër që jemi të gëzuar që qeveria qendrore po bën autostradën Tiranë-Elbasan, shkohet më shpejt nga Tirana në Elbasan, por kjo vjen edhe me një risk, që i kthen shumë prej fshatrave dhe vendbanimeve përreth autostradës në xhepa.”E vetmja mënyrë se si mund ta shmangim këtë është që të vazhdojmë me këtë buqetë investimesh në të gjitha rrugët kapilare, pra nga akset kryesore në fshatra dhe në lagjet e tyre, që e bën më të vizitueshme, që rrit vlerën e pronës, që fton njerëz nga Tirana o për të konsumuar një vakt, o për të blerë produkte bujqësore, o për t’u argëtuar në natyrë, me hiking, me ekskursione të ndryshme. Kjo është e vetmja mënyrë se si i garantojmë të ardhme kësaj zone”, shtoi Veliaj.

 

Sipas Veliajt, përveç investimeve në infrastrukturën rrugore, rëndësi e veçantë do t’i kushtohet edhe transportit publik.

 

 “Po investojmë tek rrugët, por edhe tek mjetet e reja të transportit. Sapo kemi konfirmuar që këtë vjeshtë Tirana të jetë qyteti ku do të testojmë autobusët elektrikë për herë të parë, për të parë se si përgjigjen me parametrat e rrugëve të Tiranës, të motit, të temperaturës dhe të distancave të linjave tona. Me të kaluar me sukses periudhën e testimit do të bëjmë porositë për t’u siguruar që Tirana është avangardë në Evropën Juglindore, kur vjen puna edhe tek cilësia e transportit, por sigurisht edhe tek infrastruktura që na mundëson transporti”, bëri të ditur Veliaj.

       

Ndërhyrje të tilla sipas Veliajt do të ketë në të gjithë zonat rurale të Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *