E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rrjeti B40 në mbështetje të Veliajt: Mbajtja pa afat në qeli, prirje e rrezikshme për demokracinë e nje vendi

Kryetarët e bashkive anëtare të rrjetit të qyteteve të Ballkanit B40, përmes një letre të përbashkët, kanë shprehur shqetësimin për burgosjen e dy kryetarëve të bashkive, të Tiranës e Stambollit.

Sipas tyre, mbajtja pa afat në qeli e Erion Velajt dhe Ekrem İmamoğlu përbën një prirje të rrezikshme për demokracinë e një vendi.

Reklamë

“Është e qartë se ndalimi dhe procedurat gjyqësore që lidhen me kryetarin Ekrem İmamoğlu dhe kryetarin Erion Veliaj nuk përputhen me parimet dhe standardet e sanksionuara në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të artikuluara në raportin e tetorit 2025 të Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës”, thuhet në letrën e anëtarëve të rrjetit B40.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë