Vendi
Rritje temperaturash apo reshje shiu? Ja si do të jetë moti në ditët në vijim

Pas uljes së temperaturave dhe reshjeve të shiut para tre netësh në disa qytete në vend, parashikohet sërish një rritje temperaturash në ditët në vijim të muajit gusht.
Reklamë
Një lajm i mirë për të gjithë ata që kanë planifikuar pushimet në dy javët e fundit të gushtit.
Sipas meteoalb, java që vjen sjell rritje të lehta të temperaturave duke kulmuar pjesën e dytë të javës.
Ndërsa një tjetër rënie e temperaturave parashikohet që të ketë në datën 20 gusht.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




