Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj është shprehur kundër rritjes së tarifave dentare.

 

Në një postim në “Facebook”, ish-ministri i Ekonomisë e cilësoi vendimin e Urdhrit të Stomatologut një abuzim pasi është i pa bazuar në ligj.

 

Sipas Ahmetajt, vendimi i Urdhërit të Stomatologut nuk duhet zbatuar.

 

“Jo rritjes së tarifave nga stomatologët! Çmimet nuk vendosen me logjikë karteli!Vendimi i Urdhrit të Stomatologut për rritjen e tarifave të shërbimit, është abuzim me qytetarët.Për më tepër, është i pa bazuar në ligj, ndaj nuk duhet zbatuar!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *