E mërkurë, 28 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Rritet ndjeshëm numri i personave që futen në Shqipëri nga Kapshtica

Rritet numri i hyrjeve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Burime  nga stacioni kufitar bëjnë me dije per Vizion Plus se gjatë 24 orëve të fundit nga Greqia drejt Shqipërsië nëpërmjet Kapshticës kanë hyrë 415 shtetas.

 

Reklamë

Të njëjtat burime thanë se gjatë ditëve të fundit është shtuar numri i hyrjeve aq sa nga dita e premte e javës së kaluar, kanë hyrë më shumë se 2100 shtetas, duke regjistruar kështu numrin më të madh të hyrjeve që nga mbyllja e një anëshme e kufirit nga pala greke.

 

Reklamë

Nga ana tjetër gjatë 24 orëve të fundit në Qafë Thanë nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë dhe anasjelltas kanë hyrë dhe kanë dalë më shumë se 7000 shtetas shqiptarë e të huaj.

 

Gjatë këtyre orëve nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë kanë hyrë 4399 shtetas, duke regjistruar kështu numrin më të madh të hyrjeve që nga koha e pandemisë. Për pëballimin e fluksit pala shqiptare punon me numër maksimal sportelesh.

Vazhdo të lexosh

Reklamë