Subscribe

Pas krizës nga mbiprodhimi, vajit i ullirit shqiptar po shitet në tregjet e huaja, me sasinë më të madhe që po thithet nga tregu italian, falë edhe marrëveshjes së firmosur në dhjetor mes dy ministrive të linjës.

 

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, deri në qershor, fermerët shqiptarë kanë eksportuar një sasi prej 4.100 tonësh deri në qershor, nga 326 ton të eksportuara në 2022.

 

FRIDA KRIFCA

 

MINISTRE E BUJQESISE

 

“Në 6 mujorin e parë të këtij viti, i kemi rritur eksportet e vajit të ullirit në mbi 4,100 tonë, nga mesatarisht 80 tonë që ka eksportuar historikisht Shqipëria. Jemi rritur kështu me 52 herë në sasi por edhe 33 herë në vlerë, duke shitur produktin tonë më shtrenjtë në tregje me vlerë të shtuar. Një arritje e rëndësishme falë masave që u morën që në Dhjetor, në kushtet e superprodhimit të vajit të ullirit, ku me angazhimin e Grupit Teknik, KASH mbështetjen e RISI Albania dhe me specialistët tanë më të mirë në kulturën e ullirit kryem në kohë identifikimin e sasive të mbetura tek fermerët, grumbullimin dhe analizat për standardizimin e sasisë së vajit të ullirit duke çliruar më pas rrugën drejt tregjeve të eksportit.”

 

Në muajin maj u hap tregu për eksportin e vajit të ullirit, veçanërisht në Itali që më pas përpunohet si brand i huaj. Rritja e kërkesës për vajin rifuxho shqiptar u ndikua nga mungesa e prodhimit të ullirit në Spanje dhe Itali qe u goditen nga thatesira.

 

 

FRIDA KRIFCA

 

MINISTRE E BUJQESISE

 

“Po ridimensionojmë një projekt me qeverinë italiane, me një fond 3.6 milionë euro, i cili do të vendoset në funksion te implementimit te teknologjive bashkëkohore dhe mekanizimit që nga kultivimi i ullirit e deri në përpunimin e tij, me qëllim rritjen e cilësisë së këtij produkti.”

 

Vaji i ullirit fillimisht u mblodh nga pikat e grumbullimit me një çmim deri në 400 lekë për litër, ndërsa sot, prej kërkesës më të shtuar që vjen nga jashtë, çmimi ka pësuar rritje me 25%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *