Subscribe

Bilanci i vitit që lamë pas u mbyll me 6000 raste të reja të diagnostikuara me lloje të ndryshme të kancerit, ku predominon ai i mushkërive. Vetëm në spitalin “Shefqet Ndroqi” identifikohen më shumë se 400 raste në vit.

 

Mjekët pohojnë se pacientët mbërrijnë në faza të moderuara të sëmundjes, kur edhe trajtimi nuk ka efektshmëri.

 

“ARBEN TANKA

MJEK PNEUMOLOG, SPITALI “SHEFQET NDROQI”

Pacientët vijnë në stade të avancuara të kancerit, kryesisht në stadin e tretë dhe të katërt, ndërsa rezulton së këto stade efektshmërinë e trajtimit e kanë më pak inkurajuese. Nëse do të vinin më herët, trajtimi do ishte më i suksesshëm. Simptomat janë thuajse të zakonshme me ato të duhanpirjes si kollë, vështirësi në frymëmarrje, që maskojnë patologjinë e vërtetë.”

 

Por kush janë shkaktarët e kancerit në mushkëri dhe cila moshë është më e rriskuar të preket?

 

“Duhanpirja mbetet shkaku kryesor që e shkakton këtë tumor, por nuk mbeten pas as faktorët ambientalë, ndotja e mjedisit apo faktori gjenetik. Mosha më e prekur është mbi 50 vjec. Janë sasia dhe vitet e konsumit të duhanit që rrisin probabilitetin për tu prekur nga kanceri i mushkërive.”

 

Kanceri i mushkërive dhe ai i gjirit janë dy sëmundjet tumorale më të përhapura në popullatë, por edhe me rastet e fataliteteve më të mëdha.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *