Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
04 September 2026
Vizion fokus

Vance: Të gjitha opsionet janë në tavolinë kundër Iranit

Përplasja mes biznesmenëve, tension dhe kërcënime, pamje nga brenda...

Pekini kërkon heqjen e sanksioneve amerikane ndaj kompanive kineze

Çfarë ndodhi në Radhimë? Momenti kur persona të armatosur...

Dita e 96 e protestës, qytetarët vijojnë marshimin në...

Dorëhiqet ministri estonez pas skandalit me municionet për Ukrainën

U emërua në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, reagon...

Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është e arritshme

New York ndalon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkollat...

Paralajmërimi i frikshëm i Organizatës Botërore të Meteorologjisë: “El...

Rrëshqitje dhe dëmtime në aksin Pogradec–Qafë Plloçë, rrezikohet siguria në zonën e Gështenjasit

8 Dhjetor 18:19

Në aksin Pogradec–Qafë Plloçë, pranë fshatit Gështenjas, rreshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar rrëshqitje të terrenit, duke bërë që një pjesë e trotuarit të shembet dhe të krijohet një gropë e thellë në anë të rrugës. Dëmtimi është konstatuar së fundmi, ndërsa dyshohet se rrëshqitja ka prekur edhe instalimet nëntokësore të zonës.

Përmasat e shembjes janë të dukshme dhe aktualisht nuk ka një vlerësim të plotë teknik nëse dëmtimet mund të avancojnë drejt karrexhatës, çka do të rrezikonte qarkullimin e mjeteve në këtë segment të rëndësishëm.

Prej muajsh, kjo pjesë e rrugës konsiderohet problematike edhe për shkak të mungesës së ndriçimit publik. Segmenti kalon pranë zonave të banuara, dhe mungesa e dritës e ka bërë lëvizjen e këmbësorëve veçanërisht të rrezikshme gjatë orëve të mbrëmjes.

Aksi Pogradec–Qafë Plloçë u rikonstruktua në vitin 2018, me zgjerim korsish, trotuare dhe sistem të ri ndriçimi. Megjithatë, vitet e fundit ky segment është shndërruar në një nga pikat më problematike të juglindjes në lidhje me sigurinë rrugore, duke u përballur shpesh me rrëshqitje, mungesë mirëmbajtjeje dhe rrezik të shtuar për aksidente.

Autoritetet pritet të kryejnë vlerësimin teknik në ditët në vijim, ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrje të shpejtë për të shmangur rrezikimin e mëtejshëm të qarkullimit.

Posted Under:
Anash Kronike
Tagged:
Aksi Pogradec Qafe Plloçe Rrëshqitje dherash Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Vance: Të gjitha opsionet janë në tavolinë kundër Iranit

më shumë...

Përplasja mes biznesmenëve, tension dhe kërcënime, pamje nga brenda hotelit!

më shumë...

Pekini kërkon heqjen e sanksioneve amerikane ndaj kompanive kineze

më shumë...

Çfarë ndodhi në Radhimë? Momenti kur persona të armatosur futen brenda hotelit të Bedinajt

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:52

Vance: Të gjitha opsionet janë në tavolinë...

10:51

Pse fëmijët duhet të mësojnë të lexojnë...

10:22

Përplasja mes biznesmenëve, tension dhe kërcënime, pamje...

10:16

Pekini kërkon heqjen e sanksioneve amerikane ndaj...

10:04

Çfarë ndodhi në Radhimë? Momenti kur persona...

9:30

Dita e 96 e protestës, qytetarët vijojnë...

9:29

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 8...

9:11

Dorëhiqet ministri estonez pas skandalit me municionet...

9:09

U emërua në krye të Ministrisë së...

8:45

Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është...

8:09

New York ndalon përdorimin e inteligjencës artificiale...

7:51

Paralajmërimi i frikshëm i Organizatës Botërore të...

7:44

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, policia: U...

7:32

Zjarri në Kalivaç të Lezhës, 26 banesa...

7:26

Akuzat për mbylljen e profileve që pasqyrojnë...

7:24

4 gola në 3 ndeshje, Mbappe shpallet...

6:54

BE vendos taksë të re për produktet...

6:49

Të gjithë zgjedhin vajin e ullirit, por...

6:45

Zjarr i madh në portin e Shëngjinit,...

6:41

Nga akademia te ekipi i parë? Spalletti...

Më të klikuarat

  • Vijon saga e hakmarrjes në Mirditë! Vritet Viktor Bardhi, vë...
  • Persona të armatosur e kërcënuan dhe gjobitën 5 mln euro, ku...
  • Kuçovë/ Shoqëruan me forcë një person, Hita pezullon nga det...
  • E rëndë/ 29-vjeçari rreh për vdekje nënën e tij, sulmi zgjat...
  • Kush është Klodiana Spahiu, ministrja e re e Shëndetësisë, k...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.