Subscribe

Sokol Gjoshi ka qenë një nga aktorët më të dashur shqiptarë, kur u shfaq që në moshë të vogël në rolin e Bledit te filmi “Fillimi i vështirë”.

Ai ka qenë i ftuar sot në emisionin “Vizioni i Pasdites” me moderatoren Brikena Prifti, ku ka rrëfyer si nisi karriera e tij në aktrim dhe çfarë e shtyu të shkëputej.

Lexo edhe :

Related Posts

Gjoshi ka treguar fillimisht se vitet e fundit njerëzit kanë filluar ta njohin, madje ka treguar një rast kur dy vajza e ftuan në tavolinë.

“Në atë kohë ka qenë traditë ose rit që ata që e xhironin një film kishin si zakon që të shkonin nëpër shkollat 8-vjeçare dhe merrnin fëmijët që mendonin se do të bëheshin pjesë e rolit, më pas bëhej ajo që quhej kinoprovë dhe më pas përzgjidheshin një numër i vogël fëmijësh, bëhej edhe një tjetër kinoprovë dhe më pas përzgjidheshin ata që do të ishin pjesë e filmit. Për mua është një pjesë shumë e bukur, një ngangjërat më të bukura të jetës”, ka treguar ai.

Gjoshi ka rrëfyer edhe momentin kur ai u shkëput nga aktrimi dhe zgjodhi të ndiqte karrierën si jurist.

“Unë në fakt preferoja që të vazhdoja për aktor. Regjisor ka qenë dëshira ime kryesore. Pas viteve 90, për artin u vështirësua në mënyrë drastike situata. Kur kam përfunduar unë gjimnazin është në vitin 95. Familjet nuk e shihnin si të ardhme për të qenë aktor, regjisor. Megjithatë me një regjisor unë fillova të bëja diskutime për të mësuar dhe më pas patëm një konflikt të vogël dhe unë u shkëputa dhe vazhdova për jurist. Nuk jam penduar që u bëra jurist”, ka thënë ai. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *