Rrebesha të forta shiu kanë përfshirë në orët e para të mëngjesit të së premtes Milanos.

Moti I keq ka shkaktuar përmbytje të mëdha të disa lagjeve.

Më të goditurit kanë qënë Niguarda dhe Sevesso.

Piku ui përmbytjeve dhe i shiut është regjistruar rreth orës 02:30- 03:00.

Niveli I ujit në disa zona ka shkuar në mbi gjysmë metri. Katet e paea të banesave dhe bizneseve janë përmbytur në këto lagje. Dhjetera zjarrëfikës janë angazhuar për ti ardhur në ndihmë qytetareve që e kanë vuajtur më shumë këtë situatë.

Shumë qytetare madje edhe janë evakuuar për të shmangur tragjedi të mundshme.

Neper rruge kane rene shume peme duke shkaktuar dëme në mjete të parkuara anes rruges ndersa ka pasur mungese edhe te energjise elektrike ne disa zona te qytetit.

Kryebashkiaku I Milanos, Sala deklaroi se sasi e shiut që ka rënë mengjesin e kësaj të premte është sa 1/3 e totalit që ka rënë në Milano nga janari e deri më tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *