E diel, 11 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

“RinOn”, një platformë për të rinjtë, studentët: Hapësirë për dialog për nxitjen e aktivizmit në shoqëri 

Në një kohë kur të rinjtë shqiptarë përballen me dilema për të ardhmen, arsimin, shëndetësinë, qeverisjen apo mjedisin ku jetojnë, gjithnjë e më shumë prej tyre kërkojnë një hapësirë ku zëri i tyre të dëgjohet dhe të përfaqësohen.

Prej rreth një viti, RinOn një platformë online e krijuar nga të rinjtë për të rinjtë, është kthyer në një hapësirë për të promovuar aktivizmin, kulturën, edukimin dhe zhvillimin personal të të rinjve.

Reklamë

Një nga organizatorët e kësaj platforme online është Rejvi Dervishi, student i degës së Juridikut. Ai thotë se qëllimi është që të rinjtë të kenë mundësi të ndajnë mendimet, qëndrimet dhe opinionet e tyre, por edhe të përfshihen më aktivisht në jetën publike.

Por përtej platformave dhe aktiviteteve, ajo që vihet në qendër është një pyetje: sa e përfshirë është rinia në çështjet që përcaktojnë të ardhmen e saj?

Reklamë

Për organizatorët e platformës, sfida nuk është thjesht t’u jepet të rinjve një hapësirë për të folur, por t’i ndihmojë ata të kuptojnë se mendimi i tyre mund të ketë ndikim konkret në shoqëri.

Sipas tyre, historia ka treguar se studentët dhe të rinjtë kanë fuqinë të ndryshojnë edhe status quo-në, duke sfiduar atë që konsiderohet normë dhe duke sjellë ndryshime reale në shoqëri.

“Thuhet shpesh që të rinjtë janë e ardhmja. Ne mendojmë se këta të rinj janë e tashmja. Janë ata që ndikohen nga vendimet politike që merren sot dhe, për këtë arsye, duhet të kenë mundësinë të ndikojnë edhe vetë në to.”

“Edhe pse mund të kenë mendime të ndryshme nga njëri-tjetri, ajo që duhet t’i bashkojë është ideja mbi vlerën e debatit, diskutimit dhe ndarjes së qëndrimeve.”

Në këtë qasje, aktivizmi nuk shihet domosdoshmërisht si përkatësi politike apo partiake.

“Ne mundohemi të shkojmë pranë të rinjve që kanë një qasje proaktive dhe t’i pozicionojmë ata si modele për bashkëmoshatarët e tyre. Është e rëndësishme të promovohen ata që kanë realisht diçka për të thënë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.