Himara është zgjuar e rrethuar nga forca të shumta policore dhe me praninë e fadromave te IKMT-së. Aksioni për prishjen e objekteve nisi rreth orës 09:00 mes tensioneve e kundërshtimit të banorëve.
Edhe pse deri tani janë prishur 8 objekte, në orën 10:45 për shkak të rezistencës së banorëve aksioni i IKMT u ndërpre përkohësisht.
Me pankarta dhe flamujt e vendit fqinj në duar, si dhe duke kënduar himnin grek, banorët bllokuan rrugën nacionale në hyrje të Himarës.
Në mbështetje të banorëve ka dalë edhe kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule. Ai ka akuzuar kryeministrin Rama për grabitje të pronave dhe cenim të identitetit të banoreve të Himarës.
Ndërkohë për 10 objektet e tjera pritet në vendim i Gjykatës së Vlorës, pasi kjo e fundit ka vendosur masë sigurie për këto objekte, tek të cilat IKMT nuk mund të ndërhyje.
Fatmir Meta drejtor pranë IKMT theksoi se vendimi i Gjykatës për masën e sigurisë ndaj pronave të të gjitha familjeve është i paligjshëm. Ndërsa INUV në Himarë ka apeluar vendimin e Gjykatës. Aksioni pritet të vazhdojë pas vendimit të Gjykatës.
Në mbështetje të IKMT-së të në këtë aksion janë në gatishmëri 163 forca policore. 10 grupe të FNSH-së janë vendosur pranë Komisariatit të Policisë Sarandë, ne Himarë e Delvinë.
Policia bën me dije se një person është shoqëruar, pasi ka tentuar t’i vërë zjarrin autoboti me gaz, i cili ndodhej pranë vendit ku po shemben objektet.
Në listë për t’u prishur janë të paktën 22 ndërtesa. Operacioni i Inspektoratit te Mbrojtjes se Territorit synon t’i hape rruge zbatimit te projektit per qendrën e qytetit.






