E enjte, 29 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Rilindja Urbane 2.0”, Rama publikon pamje nga lirimi i hapësirave publike në Shkodër

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga operacioni për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Shkodrës.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama thekson se ky aksion është pjesë e një nisme më të gjerë që po zhvillohet paralelisht në disa qytete të vendit.

Reklamë

Sipas tij, kjo ndërhyrje synon të përgatitë terrenin për fazën e re të Rilindjes Urbane 2.0, një program bashkëpunimi midis qeverisë, pushtetit vendor, sipërmarrjes dhe komunitetit, që ka si objektiv përmirësimin e cilësisë së hapësirave publike në funksion të vizionit për Shqipërinë 2030 në BE.

“Mirëmëngjes ???? dhe me çlirimin e hapësirave publike në Shkodër, që po vijon si në një sërë qytetesh të tjera, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0 – me një program të ri qeveri – bashki – sipërmarrje – komunitet, në funksion të cilësisë së hapësirave komunitare dhe të Shqipërisë 2030 në BE – ju uroj një ditë të qetë????️”, shkruan Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë