Asambleja e Përgjthshme e Kombeve të Bashkuara votoi me shumicë dërrmuese pro armëpushimit në Gaza.

Në këtë votim SHBA dhe Izraeli ishin ndër  vendet të cilat votuan kundër kësaj rezolute jodetyruese.

Lexo edhe :

Related Posts

Ofensiva ushtarake  vijon të shtrihet nga veriu ne jug.

Izraeli ka intensifikuar sulmet në qytetin e dytë më të madh në Gaza duke e shpallur nje “zonë të rrezikshme ushtarake”.

Shkëmbim zjarri raportohet të ketë patur edhe mes forcave izraelite dhe Hezbollahut.

Po ashtu  bombardime  ka patur edhe në veri të vendit ku civilët përballen me mungesën e ujit, ushqimit dhe energjisë elektrike.

Bastisjet kanë vijuar në Bregun Perëndimor, ku të paktën100 palestinzë jane arrestuar gjatë natës.

Ndërkohë për situaten e rënduar në Gaza ka reaguar edhe Papa Francesku.

Ati i Shenjtë ka përsëritur thirrjet për paqe dhe armëpushim të menjëhershëm.

Ai gjithashtu ka kërkuar lirimin sa më shpejt të pengjeve izraelitë dhe dërgimin e ndihmave humanitare te civilët në Gaza./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *