Subscribe

Pas vendimit të gjykatës së Kukësit për dhënien e dënimit arrest shtëpie për këngetaren Fiolla Morina, ka reaguar ashpër gazetari i kronikës Sokol Bregu. I ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus për të komentuar mbi ngjarjen ai e cilësoi procesin si një teatër, teksa nënvizoi se ta tolerosh për hir të fëmijës nuk ndodh në asnjë vend të botës.

“Nuk ndodh askund! A e di ti që ne në Shqipëri kemi patur femra që e kanë kaluar burgun me foshnje brenda në burg? Jo më ta kesh në moshë të mitur.Po ç’është kjo? Po mirë, po nesër po të vijë me antitank ajo, të vijë, të kalojë kufirin, çfarë do themi? Është Fjolla Morina dhe ta lëmë të kalojë? Është një teatër!
Se nuk është një revolucion. Kush është? Është pjesë e Beatles që sollën një revolucion të madh në botë? Kush është? Është Tu Pac Shakur që solli një revolucion akoma më të madh në botë. Kush është çfarë përfaqëson?” u shpreh i nervozuar gazetari.

Bregu vijoi duke e quajtur ligj me dy standarte mënyrën sesi drejtësia u soll me këngetaren Fjolla Morina.

“Unë nuk dua t’ia di fare se ccfarë thotë Fjolla Morina. Unë di që ka dy pistoleta me 23 fshekë dhe 23 fishekë mund të kryejnë qitje 23 herë, dhe qitje 23 herë mund të shkaktojnë shumë viktima. I kishte për lodër, i kishte për të xhiruar një videoklip, i kishte për tja dhënë dikujt tjetër , e harroi se e kishte të një miku kjo është tjetër gjë! Ah sikur të arrestohemi të gjithë dhe të krijojmë alibira të tilla dhe të na vijë keq si shoqëri se është një mik i vdekur dhe të la ty një armë ,një drogë. Atëhere ku shkojmë?Një ligj me dy standarte!”, përfundoi gazetari Bregu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *