E shtunë, 31 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Respektojmë afatet e regjistrimit”

Vetëm tre ditë larg përfundimit të afatit ligjor për dorëzimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të listës së kandidatëve për deputetë, në funksion të zgjedhjeve të 18 Qershorit, kryeministri Edi Rama, theksoi qartë se PS do e respektojë përcaktimin ligjor. Për të shkruar më pas drejt në votimeve.

 

Reklamë

Në seancën plenare, kreu i qeverisë ka zbardhur detaje nga negociatat e drejtuara nga zyrtari i lartë i PPE-së dhe Parlamentit Europian David McAllister. Rama tha se mazhoranca pranoi platformën e propozuar nga ndërkombëtarët. Madje u shpreh i hapur për diskutimin edhe rreth shtyrjes së zgjedhjeve dhe ndryshimeve në qeveri. Por duke nënvizuar rëndësinë e votimit nga opozita të Vettingut.

 

Reklamë

Kryeministri Rama nënvizoi se mazhoranca ka mbetur e hapur gjatë javëve të fundit për zgjedhjen konsensuale të Presidentit të ri të Republikës, pikë e cila ishte ndër elementët kryesorë të paketës së ofruar nga negociatorët ndërkombëtarë.

 

Më shumë video

Reklamë