E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Resorti pistës së skive përfshihet nga flakët, vdesin 2 persona dhe plagosen dhjetra te tjerë

Një zjarr i madh ka shpërthyer në vendpushimin francez të pistës së skive në Courchevel, duke vrarë dy vetë dhe duke plagosur 22 të tjerë.

 

Reklamë

Zyrtarët lokalë kanë bërë me dije se zjarri filloi mesnatën e të dielës, në një ndërtesë ku punonin disa punonjës sezonalë dhe më pas u përhap në të gjitha ndërtesat.

 

Shtatëdhjetë zjarrfikës u përleshën për të vënë flakët nën kontroll ndërsa shkaku I shpërthimit të zjarrit nuk është konfirmuar ende.

 

Pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes tregojnë sesi ekipet e zjarrit përpiqen që të shpëtojnë njerëzit nga flakët që kishin përfshirë ndërtesat trekatëshe.

 

Ndërkohë në një video, të postuar në mediat sociale, tregohet të paktën një person duke kërcyer nga dritarja në mënyrë që t’I shpëtojë flakëve.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë