Subscribe

Edhe pse na ndajnë vetëm pak ditë nga stina e dimrit, ditët që presim përpara duken ditë “tipike” dimri. Thënë kjo duke marë parasysh parashikimet për reshje shiu, rënien e temperaturave si dhe reshjet e dëborës.

 

Këtë të hënë moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet e larta malore reshje dëbore.

 

Për ditën e Martë dhe atë të Mërkurë pritet përsëri kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu të cilat ditën e martë do të jenë të herëpashershme me intensitet mesatar dhe përgjatë ultësirës perëndimore deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Ditën e Mërkurë reshjet me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore në lindje të territorit reshje dëbore.

 

Duke filluar nga dita e Enjte pritet përmirësimi gradual i kushteve atmosferike. Moti për këtë ditë parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme por të dobta dhe lokale.

 

Për ditën e Premte moti parashikohet i kthjellët por me rënie të temperaturave të cilat në relievet malore në lindje pritet të kapin vlerat negative.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *