Subscribe

RENEA dhe policia e Elbasanit kanë ndërmarrë mbrëmjen e sotme një aksion blic në qytet.

 

Janë kontrolluar lokale të ndryshme dhe banesa, ku në fokus janë personat në kërkim dhe ata që qarkullojnë me armë ose me lëndë narkotike. Mësohet se janë shoqëruar 5 persona për verifikim në polici pas kontrollit në një lokal.

 

Ky operacion do të vijojë gjatë gjithë mbrëmjes së sotme, ku do të kontrollohen pikat dhe zonat më problematike në Elbasan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *