Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Itali. Mediat italiane raportojnë se ka humbur jetën edhe një person tjetër, duke e çuar kështu në katër numrin e të vdekurve për shkak të virusit kinez. Viktima e katërt është një 84-vjeçar nga Bergamo.

 

Deri tani të tre viktimat kanë qenë mbi 65 vjeç dhe me sëmundje të tjera. Megjithatë frika në Itali është e madhe pasi numri i të prekurve vijon të rritet.

 

Nga azhornimi më i fundit që i është bërë gjendjes në të paktën 5 rajone sidomos ato veriore rezultojnë deri tani 150 persona të prekur, një pjesë e të cilëve janë duke marrë trajtim në spital ndërsa të tjerët janë izoluar.

 

Me një dekret urgjent, qeveria italiane ka marrë kompetenca të veçanta për të trajtuar situatën duke miratuar gjithashtu masa të rrepta në përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *