Rritet numri i të vdekurve nga tërmeti në Izmir të Turqisë. Referuar mediave turke, të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën deri tani, kurse 202 qytetarë janë të plagosur.

 

Nga ana tjetër, për viktima flitet edhe në Greqi. Ishulli Samos u godit po ashtu nga tërmeti dhe deri tani raportohet për dy të mitur të vdekur. Ata janë të moshës 15 dhe 17 vjeç. një djalë të mitur të vdekur.

 

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.6 të shkallës Rihter është shoqëruar edhe me 67 paslëkundje, 13 prej tyre me magnitudë 4.4.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *