Subscribe

 

Në të gjithë vendin do të nisë rehabilitimi i varrezave të dëshmorëve. Lajmin e bëri të ditur ministrja e mbrojtjes Olra Xhaçka gjatë inspektimit të punës në varrezat e bashkisë së Peshkopisë.

 

 “Kujdesi që po tregojmë për sistemimin e varrezave të dëshmorëve, jo vetëm këtu në Dibër por në të gjithë Shqipërinë është shprehje pikë së pari e respektit që kemi për të shkuarën. Është gjithashtu shprehje e vendosmërisë për të çuar përpara idealet e atyre që dhanë jetën, që shkruan historinë e lavdishme të popullit shqiptarë, me gjakun edhe me sakrificën e tyre. Ne i përulemi me respekt sakrificës për të ardhmen e Shqipërisë, për të ardhmen e brezave dhe për Shqipërinë që ne duam për fëmijët tanë. Sigurisht, një mjedis më i sistemuar i vjen në ndihmë edhe familjarëve të mijëra dëshmorëve që nuk mund ta harrojnë kurrë bashkë me ne sakrificën e të dashurve të tyre”.

 

Rehabilitimi i varrezave të dëshmorëve në 12 qarqe do të bëhet nga forcat e armatosura, në bashkëpunim me bashkitë dhe pritet të përfundojë brenda datës 29 nëntor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *