E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Regjistrohen rreth 36 mijë emigrantë, por numri i refuzimeve vijon të mbetet i lartë

Më shumë se 35 mijë e 600 shqiptarë të diasporës janë regjistruar deri tani për të votuar  në zgjedhjet  e 11 majit.

8 ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hapi procesin e regjistrimit, më të interesuar për të votuar mbeten shqiptarët që jetojnë në Europë, e kryesisht në Itali, Greqi e Gjermani.

Reklamë

Në këtë fazë të procesit bie në sy numri i lartë i qytetarëve të cilët KQZ ka refuzuar t’i regjistrojë, të cilët përbëjnë pothuaj 24% të aplikimeve.

Shqetësimi për numrin e lartë të refuzimeve ishte pjesë e bisedës që Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi zhvilluan te premten me komisionerin Ilirjan Celibashi.

Reklamë

Pritet që KQZ të shtojë kapacitetet për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të cilet hasin probleme gjatë regjistrimit.

Pavarësisht nëse janë refuzuar nga KQZ, çdo person  ka të drejtë të aplikojë sërish për t’u regjistruar deri në datën 4 mars./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë