E shtunë, 24 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Regjistrimi në univerisitete, nis faza e tretë, 48 orë kohë për maturantët

Këtë të martë për maturantët nisi faza e tretë e regjistrimit në universitet. Fituesit kësaj faze duhet të dorëzojnë dokumentacionin pranë universiteteve ku janë shpallur fitues, nga ora 08:00 deri në 16:00, teksa kanë vetëm 48 orë në dispozicion.

Ndërkohë që numri i kuotave zvogëlohet, maturantët në pritje duhet të vijojnë të jenë vigjilentë. U-Albania sjell lëvizjen e vijës së kuqe në kohë reale, por nuk mungon edhe lista e plotë e ngarkuar në sistem në përfundim të secilës fazë.

Reklamë

Dyert e universiteteve janë të hapura edhe për maturantë nga jashtë kufijve. Nga 2 deri më 13 shtator, aplikojnë kandidatët nga Kosova, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe të gjithë trojeve shqipëtare. Në programet e studimit ku janë parashikuar kuota të posaçme, aplikojnë në po këto data dhe ata me status të veçantë, personat me aftësi të kufizuara, jetimët dhe përfaqësues të komunitetit rom dhe egjiptian.

Ndërkohë, për programet që kërkojnë konkurs pranimi, aplikimet për këto kategori përfundojnë më 12 shtator, ndërsa garat zhvillohen më 16 shtator, ku maturantët do të duhet të provojnë njohuritë e tyre për të fituar të drejtën e studimit.

Ky raund mbyllet në datën 11 shtator, për t’i lënë vend ditës pasardhëse për çrregjistrime të maturantëve e më pas raundit të dytë./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë