E hënë, 5 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Regjistër për abuzuesit e fëmijëve/ Meta: Drejtësia e dobët frenon denoncimet

Përdorimi i internetit dhe aksesimi pa kriter në rrjete sociale dhe faqe të ndryshmë ka sjellë shtimin e rasteve te abuzimit ndaj të miturve.

Duke iu referuar të dhënave të muajve te fundit, presidenti Meta tha se frika e familjes dhe e fëmijëve nga paragjykimet, stigmatizimi dhe mosbesimi në institucionet përgjegjëse i frenon denoncimet.

Reklamë

Ndërsa për të gjithë abuzuesit ndaj fëmijëve, Presidenti kërkoi hartimin e një regjistri kombëtar të tyre.

Mbrojtja e fëmijëve dhe e të drejtave të tyre është është detyra themelore e shtetit – tha presidenti – duke theksuar se në shumë raste institucionet përgjegjëse dhe drejtësia kanë dështuar.

Deklaratat, kreu i shtetit i bëri gjatë prezantimit të nismës “Ne jemi nje”, kushtuar femijeve.

Më shumë video

Reklamë