Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 August 2026
Vizion fokus

“Lumi Ibër do të rrjedhë sipas gjeografisë, jo folklorit”,...

Tërmeti 7.4 ballë, udhëheqësit botërorë i japin mbështetje Kolumbisë

Mbyllet dita e 72 e protestës, qytetarët nisin marshimin...

Zhvillohet protesta në Orikum, banorët kërkojnë rikthimin e bashkisë

“Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet”, banorët e Dimalit...

Makina del nga rruga në Torino, përplas disa persona,...

72 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Zjarrfikësit në luftë me flakët në Krujë, Nufi: Krenarë...

Vrasja e Joan Zykos në Korçë/ Zbardhet dëshmia e...

Tronditet tregu global i energjisë, Irani vendos tarifa për...

“Reforma zgjedhore”, Kodheli: Tryeza është e hapur, mirëpret opozitën e rrugës

8 Nëntor 21:10

Shtetet e Bashkuara shtojnë presionin që palët politike në Tiranë të ulen sa më parë në një tryezë dialogu,  e cila do të prodhojë marrëveshjen për reformën zgjedhore.

 

I dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor Mattheë Palmer apelon që të zbatohen rekomandimet e OSBE-ODIHR për të garantuar zgjedhje me standarte që forcojnë themelet e demokracisë.

 

Kyetarja e komisionit të Jashtëm Mimi Kodheli nga edicioni qendror i Lajmeve në Vizion Plus, është shprehur se tryeza e reformës zgjedhore e mirëpret opozitën e rrugës.

 

Ndër të tjera Kodheli është shprehur se mbështetja e SHBA na shton përgjegjësinë për të bërë detyrat e shtëpisë siç na takon Shqipërisë dhe shqiptarëve qoftë në politikën e jashtme qoftë dhe në ato të brendshme.

 

Doja të nisim bisedën me një zhvillim të kësaj të premteje, ku  prokuroria mbylli hetimet e dërgoi në gjyq liderin e opozitës Lulzim Basha për kontratat e lobimit rus me akuzën e falsifikimit, ndërsa ka rënë ajo e pastrimit të parave, keni një koment për këtë ?

Nuk do të kisha dashur asnjëherë që të komentoja organet e akuzës por në këtë stad unë dua të them se të gjithë duam një përgjigje ku dhe si janë paguar 650 mijë dollarë, 25 mijë e kuptoj i ka deklaruar PD-ja por 600 mijë kush i ka paguar, nga kanë kaluar kanalet cilët janë njerëzit e interesuar që të bëhej ky lobim në favor të kujt, thënë kjo besoj se këtij diskutimi i përgjigjes politike , se ne dolëm të larë nga kjo histori, siç doli PD-ja që është e varfër dhe politikisht jo korrekte. Nuk dua që PD-ja si aset i shoqërisë shqiptare të  hyjë dhe të përfundojë në diskutimet e falsifikimeve si të ishte falsifikatori më i rëndomte i shoqërisë, ndaj besoj se duhet të ketë më shumë seriozitet  në përgjigjen e partisë në raport me liderin e saj, dhe të sqarojë njëherë e përgjithmonë 600 mijë dollarët e tjerë nga dolën kush i pagoi dhe për çfarë u paguan. Nëse prokuroria e ka gjykuar të drejtë apo të pamjaftueshme të dhënat që kanë qenë dhe për pasojë diskutojnë falsifikim dokumentacioni duke lënë pas akuzat pa shqyrtuar apo pa marrë në konsideratë akuzat e tjera unë nuk kam asnjë koment, sepse nuk dua ta komnetoj këtë vendim.

 

Reforma zgjedhore konsiderohet nga ndërkombetarët si çelsi për të afruar palët drejt dialogut. A ka shanse vërtet për një marrëveshje e cila të shtrojë rrugën për zgjidhjen përfundimtare të krizës politike ?

Jemi më shumë se të hapur ndërkohë komisioni bipartizan po punon, dhe të enjten ku kam qenë prezente dhe vetë si pjesë e aleancës së grave deputete të parlementit në lidhje  me barazinë, ka seriozitet, është një tryezë që e mirëpret opozitën e rrugës për të mundësuar një kod të ri zgjedhor që mund të jetë një amendim i kodit ekzistues, që ështënjë detyrim i joni jo vetëm për rekomandimit të OSBE-ODIHR ka dhënë por edhe të rekombandimeve të një vendi të rëndësishëm evropian siç është Gjermania dhe parlamenti i sj kanë hedhur në tryezën e politikës shqiptare. Jemi akoma në kohë që ta bëjmë këtë, punët vijojnë dhe nëse opozita e dalë në rrugë mendon se nuk do të jetë ky mekanizmi apo çelsi i uljes në tryezë besoj se bën një gabim.

 

Uashingtoni është investuar shumë në Ballkan duke emëruar se fundi edhe të dërguarin e posaçëm Mattheë Palmer. Si e shihni këtë vëmendje të shtuar amerikane dhe a është real shqetësimi për ndikimin rus e kinez në Shqipëri ? 

Interesimi amerikan për Ballkanin nuk është shtuar ai ka qenë gjithnjë aty dhe i njëjtë, të dërguarit special ne i kemi parë që kanë hyrë e dalë sipas përgjegjësisë, por mendoj se kjo na shton përgjegjësinë për të bërë detyrat e shtëpisë siç na takon Shqipërisë dhe shqiptarëve qoftë në politikën e jashtme qoftë dhe në ato të brendshme. Zotin Palmer dua ta falenderoj për angazhimin e tij personal edhe para hapjes së negociatave. Besoj se Amerika sot ka një vëmendje të veçantë në lidhje me ndihmën apo suportin ushtarak që Rusia i ka dhënë kohët e fundit Serbisë dhe sigurisht raportet e zhdrejta që ka midis Serbisë e cila kërkon të hyjë në Evropë por neglizhon apo ka shprehur publikisht se nuk do të hyjë në NATO ndërkohë që e mban një Këmbë në lidhjet e saj të vjetra dhe të forta me Rusinë. A është ky një faktor i shtuar i rrezikut të Lindjes apo të Jugut në raport me Ballkanin Perëndimor, Shqipëria është një vend i NATO-s ka shumë anëtarë të tjerë në NATO, dhe do të vazhdojë të rrijë e qetë për një kohë shumë të gjatë dhe shqiptarët duhet të jenë të bindur se siguria në vend është prioritet i qeverisë  dhe prioritet i politikës së madhe mbarëbotërore dhe në këtë rast ne do të vijojmë me detyrat e caktuara si një aleat i mirë mes aleancës së veriut.

 

Këtë fundjavë në Oher mbahet takimi i dytë për “Shengenin Ballkanik” mes tre liderëve kryeministrit Rama, atij të Maqedonisë së Veriut Zaev e presidentit serb Vuçiç.Cili do të jetë produkti i kësaj nisme, dhe a duhet të përfshihet në të edhe Kosova ?

 

Unë besoj se Kosova tashmë e ka marrë ftesën e saj pavarsisht se udhëheqësit politik të Kosovës nuk kanë dhënë një përgjigje të saktë në lidhje me këtë. Ne duhet të vinim në këtë moment ku duhet ti dilnim zot vetes, dhe duhet ti dalim edhe përmes fqinjësisë së mirë, përmes marrëdhënieve të ngushta me rajonin pasi kshu bëhemi një treg interesant krijojmë një politikë interesante dhe të bashkuar mund të jemi një zë më i dëgjueshëm në politikën evropiane. Jemi shumë të vegjël për të qenë të ndarë dhe padyshim që është një hap i rëndësishëm samiti pasi tregon se gjërat propozimet e para tashmë po vihen në praktikë. Mendoj se nga Samiti nuk do të dilet vetëm me gjëra të shkruara në letër apodemogogji por do të kemi projekte konkrete që do të përafrohen me ato të BE-së por dhe do të krijojnë mundësinë e një lëvizje më intensive, të lirë mes qytetarëve të rajonit, mallrave dhe produkteve apo tregjeve dhe kjo do e bëjë me interesante dhe intriguese ekonominë tonë të përbashkët që në fund të ditës është baza e gjithë zhvillimeve dhe e të ardhmes sonë të përbashkët.

Posted Under:
Intervista e ditës Politike
Tagged:
Kodheli opozita rruge Tryeza

Nga e njëjta kategori

“Lumi Ibër do të rrjedhë sipas gjeografisë, jo folklorit”, Rama i përgjigjet Beogradit: Territori i Kosovës s’është i Serbisë!

më shumë...

Mbyllet dita e 72 e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Zhvillohet protesta në Orikum, banorët kërkojnë rikthimin e bashkisë

më shumë...

“Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet”, banorët e Dimalit sërish në protestë kundër Reformës Territoriale

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:14

“Lumi Ibër do të rrjedhë sipas gjeografisë,...

10:47

Tetë frutat me pak sheqer, që ndihmojnë...

10:39

Shakira reagon pas tërmetit tragjik në Kolumbi:...

10:26

Tërmeti 7.4 ballë, udhëheqësit botërorë i japin...

10:22

Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun...

10:06

Mbyllet dita e 72 e protestës, qytetarët...

9:52

Ksamil/ Shkeli perimetrin e sigurisë me mjet...

9:41

Zhvillohet protesta në Orikum, banorët kërkojnë rikthimin...

9:39

A duhet të futesh në ujë menjëherë...

9:14

“Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet”, banorët...

8:47

Makina del nga rruga në Torino, përplas...

8:38

Krujë/ Zjarr i madh në Halil, flakët...

8:31

72 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

8:07

Zjarrfikësit në luftë me flakët në Krujë,...

7:31

Vrasja e Joan Zykos në Korçë/ Zbardhet...

7:12

Tronditet tregu global i energjisë, Irani vendos...

7:11

Po përpiqeni t’i forconi dhe t’u jepni...

6:47

5 kate pa leje në Qeparo, Hita...

6:42

Flakët përfshijnë mbi 20 mijë hektarë në...

6:36

Bilanci i AMP-së për korrikun: 11 të...

Më të klikuarat

  • Nëna e 20 vjeçarit që u vra në Korçë prek me dedikimin për t...
  • Dyshuan se ishte trupi i një viktime, por ajo që gjetën bren...
  • 5 kate pa leje në Qeparo, Hita pezullon gjithë zinxhirin dre...
  • “Krijuam familjen tonë”, këngëtari Mateus Frroku bëhet baba...
  • Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin b...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.