Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të martë ka mbledhur në selinë blu  aleatët për reformën zgjedhore.

 

Në deklaratën e tij për mediat kryedemokrati është shprehur se opozita ka mandatuar Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin si dakordësues me mazhorancën për miratimin e Reformës Zgjedhore.

 

“ Prej tetorit opozita e bashkuar ka insistuar në një mekanizëm gjithë përfshirës dhe transparent për të përfunduar reëformën zgjedhore që i paraprin zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kanë kaluar 4 muaj dhe procesi është zvarritur si shenjë e mungesës së vullnetit nga pala tjetër.  Opozita rikonfirmon qëndrimin e saj për nisjen pa vonesë dhe përmbylljen një ore e më parë të reformës zgjedhore dhe mandaton Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin për të dakordësuar mekanizmin për ecjen përpara me miratimin e reformës zgjedhore duke i qëndruar të gjitha pikave të parashtruara në tetor.”

 

Kryedemokrati në fjalën e tij ndër të tjera ka përsërit edhe 3 kërkesat e përfaqësuesve të opozitës në takimin e orës 13.00 për reformën zgjedhore:

 

1- Miratim i reformës zgjedhore në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse, konsensuale mes partive politike

2- Hartimi dhe diskutimi i reformës jashtë parlamentit në tryezën politike të partive

3- Miratimi pa ndryshime nga komisioni dhe Parlamenti i produktit konsensual të tryezës politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *