Subscribe

Djathë i pjekur me petë, susam dhe mjaltë

Përbërësit:

2-3 copa djathë (sipas numrit të personave)

Mjaltë

Fara susami

Petë të njoma për pjekje

Trumzë

Fara speci djegës

Vaj ulliri

Përgatitja:

Te petët e njoma për pjekje vendosim djathin e bardhë, vajin e ullirit dhe erëzat. E mbështjellim sipas forms së djathit dhe e vendosim në tavën ku kemi shtruar letër furre. E vendosim të piqet në furrën e parangrohur për 20 minuta në temperaturën 180 gradë. Kur ta nxjerrim nga furra hedhim sipër petës me djathë mjaltin dhe farat e susamit. E shërbejmë të ngrohtë.

Sallatë festive me burrata dhe agrume dhe shegë

Përbërësit për sallatën

Rukola

Portokall

Mandarinë

Qitro ose portokall të kuq

Burrata

Fëstëk

Shegë

Vaj ulliri

Kripë

Uthull balsamike

Përgatitja:

Për përgatitjen e kësaj sallate duhet më pare të qërojmë shegën. Më pas agrumet tëcilat i presim në feta. Në një pjatancë sallate vendosim rukolën, fetat e agrumeve dhe më pas vendosim burratën të cilën e hapim përgjysmë dhe sipër saj hedhim fëstëkët e shtypur. Shtojmë shegët, vajin dhe uthullën balsamike sipas dëshirës. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *