Edhe këtë fillim jave, shifrat e të prekurve me Covid-19 në Berat kanë njohur rritje të lartë, ku mes të infektuarve regjistrohen: mësues, edukatore, mjekë dhe punonjës institucionesh.

 

Në Spitalin Rajonal të Beratit janë konfirmuar “pozitivë” një oksigjenist dhe një infermier i Repartit të Infektivit. Infektimet kanë vijuar edhe në Qendrat Shëndetësore, ku janë konfirmuar të prekur nga koronavirusi: 1 infermier në Qendrën Shënderësore në fshatin Cukalat dhe 2 të tjerë në Urën-Vajgurore.

 

Mes të infektuarve të sotëm regjistrohen sërish edhe mësues dhe edukatore. Konfirmohen të infektuara me Covid-19 një mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Syzezë, një edukatore në kopshtin “Barrikadë” dhe një tjetër sanitare në kopshtin “Çlirim 1”.

 

Infektime ka pasur edhe në shumë institucione vendore në qarkun e Beratit, ku rezultojnë të prekur: 1 punonjës administrate në bashkinë Berat, 1 specialist në Drejtorinë e Transportit në Berat, 1 operator shërbimi në kompaninë Aleat, 1 shitëse dyqani ushqimor dhe 2 punonjëse fasonerie, njëra në fasonerinë  “Teuta” dhe tjetra në fasonerinë “Center Albania”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *