Pas publikimit të raportit të hetimit, i cili thekson se ndërhyrja ushtarake ne Irak ne vitin 2003 mund te shmangej, pasi nuk ishin konsumuar te gjitha opsionet paqësore, ka ardhur reagimi i ish-kryeministrit Toni Blair. Duke folur për mediat, Blair tha se nuk pendohet per vendimin qe ka marre pasi ai bazohej ne te dhëna tepër te renda qe ishin siguruar nga shërbimet britanike.

Vendimet e mija unë i kam marre ne besim të plotë nga informacionet që kam marrë nga shërbimet inteligjente. I bëj thirrje të gjithë kritikëve të lexojnë raportet që kam patur në zyrë dhe me pas të më thotë se nuk do të merrte të njëjtin vendim si ai që mora unë. Mua më vjen keq për humbjet e jetëve, por jo për vendimin që kam marre”.

Me herët ne raportin e publikuar nga nje Komision Hetimor, per pjesëmarrjen e vendit ne luftën qe çoi ne rrëzimin e regjimit te Husein thuhej se ish-diktatori nuk përbente asokohe rrezik te pashmangshëm. I ashtuquajturi Chilcot Report është hartuar pas 7 vjetësh hetim dhe thekson se një strategji qe do te mbante nen kontroll ish-liderin iraken ishte e mundur. Por policia u bazua ne vlerësime dhe informacione te pavërteta te shërbimeve sekrete.

Arritëm ne përfundimin se vendimi i Britanisë per t’iu bashkuar pushtimit te Irakut erdhi përpara se te konsumoheshin opsionet paqësore. Ndërhyrja e armatosur nuk ishte e vetmja zgjidhje, pasi ka pasur alternative te tjera paqësore. Do te ishte me mire te vazhdohej me strategjinë e frenimit dhe te vazhdonte inspektimi dhe monitorimi, pasi ne vitin 2003 Sadam Husein nuk përbente rrezik imediat”.

Pushtimi i Irakut argumentohej me zotërimin e armeve te shkatërrimit ne mase nga regjimi i Bagdadit, por ne fakt këto arme nuk u gjeten kurrë. Planet ku mbështetej sulmi ishin te papërshtatshme, ashtu si përgatitja e forcave britanike dhe aktiviteti i shërbimeve sekrete. Raporti vlerëson se sjellja e Britanisë se Madhe dhe SHBA kane minuar autoritetin e Këshillit te Sigurimit. Ndërkohe kryeministri David Cameron qe votoi ne favor te ndërhyrjes ushtarake ne Irak kur ishte deputet ne Partine Konservatore, deklaroi se është e rëndësishme qe nga hetimi per Irakun te nxirren mësime per te ardhmen.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *