Gazetari Milaim Zeka nuk gjen dot një justifikim për votën e Shqipërisë për raportin e Dick Martyt. Në emisionin “Quo Vadis”, Zeka e quajti këtë raport një çmenduri sepse sipas tij, në të thuhej se kosovarët kanë nxjerrë organet nga trupat e serbëve të rrëmbyer.

 

“Janë përralla me mbret ato që i thonë politikanët se ne e votuam rezolutën sepse po lejonim që të bëhej një hetim, pse të votohej një rezolutë kur në tekstin e kësaj rezolute thuhej se pjestarët e UÇK-së kishin nxjerrë organet nga trupat e serbëve të rrëmbyer, dmth u kishin nxjerrë serbëve veshkat, zemrat e tyre dhe i kishin shitur në vendet perëndimore. Një marri e tillë, një cmenduri e tillë do duhej të votohej nga deputetet shqiptarë, qoftë të Maqedonisë, qoftë të Shqipërisë në asnjë mënyrë. Dmth kishte deputetë të tjerë të vendeve perëdimore votuan kundër kundër, kurse shqiptarët votuan pro kësaj rezolute, ky nuk është asnjë justifikim.”

 

Sa i takon deklaratës së ish-kryeminsitrit Sali Berisha, se do të vepronte po njësoj, Zeka deklaroi se ai nuk di të kërkojë falje.

 

“Berisha njihet në opinion si  një politikan, i cili në jetën e tij nuk ka dëgjuar ndonjëherë të ketë kërkuar falje për ndonjë veprim të tij dhe nuk është vetëm Berisha, por janë në përgjithësi politikanët shqiptarë që nuk i dëgjon në studio televizive duke thënë kërkoj falje sepse ishte akti i gabuar. Jo që ishte akt i gabuar, por ishte akt kriminal dhe anti-kombëtar të votohej pro raportit të Dick Marty-it. Kjo është sikur një plus një bëjnë dy.”

 

 

 

 

Intervista e plotë: 

 

Si i keni parë zhvillimet e ditëve të fundit?

Personalisht për mua nuk është ndonjë befasi, pasi që nga nëntori i vitit 2013, po pastaj më 5 gusht të 2016 kam qenë i pari gazetar që kam publikuar listën e pesonave të mundshëm, të cilët do të jenë cak i gjykatës speciale. Të gjitha këto arrestime që kanë ndodhur, personalisht për mua por edhe për njohës të rrethanave dhe për ata të cilët e kanë ditur formimin e Gjykatës Speciale, nuk janë befasi. Natyrisht që është një tronditje e jashtëzakonshme e skenës në Kosovë.

 

Unë e kam listën që ju keni bërë dhe në fakt është e gjatë, mendoni se do të pasohet nga të tjera arrestime nga PDK, AK nga Vetëvendosja, nga partia Nisma?

 

Nuk është edhe shumë e gjatë, janë 21 persona, por arrestimet do të arrijnë deri në 100.

 

Ju keni përfshirë edhe Tiranën, mendoni se do të ketë edhe në Tiranë persona që do të arrestohen në një deklaratë që keni bërë më parë?

 

Është krejtësisht e arsyeshme për dy arsye, e para sepse në Shqipëri janë deri në 500 veteranë të luftës, të cilët në bazë të dokumentacionit që kanë paraqitur kanë deklaruar se kanë qenë pjestarë të UÇK, këta njerëz marrin paga nga qeveria e Kosovës, dhe natyrisht edhe ish gjenerali i Kukësit, Kudusi Lame ka deklraruar vetë se kanë ushtari i UÇK, e para kjo. E dyta, sigurisht që dikush duhet të jape përgjegjësi sesi u vra Ministri i Mbrojtjes Ahmet Krasniqi, në mes të Tiranës, për këtë sigurisht që kanë patur dijeni autoritetet shtetërore të asaj kohe.

 

Pikëpyetja e madhe z. Zeka është se pse erdhi pikërisht në këtë moment?

 

Sepse, Gjykata Speciale ose poliktikanë të ndryshëm evropianë dhe amerikanë qoftë përmes James Rubin, ish-zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë i zonjës Albright, por edhe qoftë përmes kryeadministratorit të Petersen, u kanë bërë thirrje disa herë autoriteteve shtetërore të Kosovës dhe udhëheqësve kryesorë të luftës që të largoheshin nga skena politike dhe nga ana tjetër të ndalonin veprimet e tyre të cilat në bazë të Brukselit dhe Uashington-it konsideroheshin si veprime kriminale. Duke parë që kjo klasë politike nuk kishte bërë asnjë hap drejt demokratizimit të Kosovës atëherë vendet perëndimore e mbështetën iniciativën serbo-ruse për krijimin e Gjykatës Speciale dhe ishin rusët dhe serbët ata që shpikën një mit me “Shtëpinë e Verdhë” në Burrel dhe ky mit për fatin e zi u bë një realitet dhe u besua komplet nga vendet perëndimore dhe ato të lindjes dhe cëhtja shkoi në organizatën e Kombeve të Bashkuara. Duke e parë Bruksesi dhe sidomos SHBA dhe Britania e Madhe që kjo iniciatë do të merrte mbështetje dhe fuqi nga shumica absolute e vendeve dhe OKB përmes Këshillit të Sigurimit do të krijonte një Gjykatë Speciale, në të cilën do të kishte gjykatës serbë, rusë, rumunë, kinezë, indianë atëherë e mori stafetën nga dora Amerika dhe vendosi që përmes presionit të krijote Gjykatën Speciale përmes parlamentit të Kosovës. Për fatin tonë të mirë, për fatin e shqiptarëve, edhe të shtetit të Kosovës, tani Gjykata Speciale është në dorën e SHBA dhe BE.

 

Në Shqipëri ka patur diskutime të shumta përsa i përket votave dhe mbështetjes për krijimin e Gjykatës Speciale në Hagë? Kishte rrugë tjetër përvecse ta mbështesnin krijimin e kësaj Gjykate?

 

I gjithë debati në Shqipëri në këtë fushatë elektorale është duke u bërë për shkak të mashtrimit të opinionit dhe garës se kush e do më shumë Kosovën, krahu opozitar apo krahu i Edi Ramës. Unë nuk mund të deklaroj që Lulzim Basha, i cili është nip i Drenicës, dmth origjina e nënës së Lulzim Bashës, gjyshi i nënës së Lulzim Bashës, dmth babai nga nëna është pikërisht nga fshati Likovc i Drenicës, por në anën tjetër po bëhet një garë duke abuzuar me emrin e Kosovës si nga ana e opozitës, si nga ana e Edi Ramës dhe pushtetit aktual. Dihet fare mirë që iniciativa ka ardhur nga Serbia, autoritetet vendore në Shqipëri duhet të japin përgjigje ata që e lejuan Carla del Ponte të kryente hetime në territorin e Republikës së Shqipërisë, kur dihej që tribunali i Hagës kishte mandate të bënte hetime vetëm mbi territorin e ish-Jugosllavisë, dmth tërë republikave të ish-Jugosllavisë. Kjo është pyetje, të cilës asnjë nga autoritetet zyrtare pozitë dhe opozitë nuk po i përgjigjet, e para. E dyta, sa i përket punës në UNMIK ose Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë ëhstë e vërtetë se aty ka punuar Lulzim Basha, ka punuar Argita Berisha, vajza e Sali Berishës, ka punuar një person që ka qenë gazetar i BBC, me mbiemrin Bobrati dhe shef i gjithë këtyre ka qenë Edit Harxhi, e cila nuk  pranua ambasadore nga SHBA. Dmth ky ka qenë ai grupi i punës nga ana e shtetasve të Shqipërisë brenda përbrenda UNMIK-ut.

 

Edhe në një koment që keni bërë më parë, tregon se tradita shqiptare që 2000 vjet nuk kemi reagim kolektiv? Por në situata të tilla a është mungesë pjekurie politike, ku klasa politike në Shqipëri dhe në Kosovë nuk bëhet bashkë për të patur një mendim të unifikuar apo ndasitë janë kaq të mëdha edhe brenda vendit?

 

Tirana zyrtare dhe Prishtina zyrtare janë tallur me Raportin e Dick Marty-it kur ai e bëri këtë farë përralle magjike, e cila u besua në Këshillin e Europës, por akoma nuk ka dalë me opinion për të sqaruar krejt cështjen e rezolutës, në Këshillin e Përgjithshëm të Europës. Zonja Arta Dade dhe gjithashtu, do t’ju sugjeroja që për të pasur një informacion rreth fenomenit të krijimit të Gjykatës Speciale dhe përrallës së “Shtëpisë së Verdhë”, të intervistoni Ermira Mehmetin, të cilën e kam mikeshë dhe asokohe punonte në Parlamentin Evropian dhe ajo të shpjegon më mirë se nga kush morën urdhër edhe Ermira Mehmeti, edhe Arta Dade të mos votonin në komisionin paraprak.

 

Nga kush morën urdhër? Ju e keni mikeshë, duhet t’ua ketë thënë?

 

Etika gazetareske nuk më lejon që të keqpërdor fjalën e Ermirës. Po të votonte Arta Dade dhe Ermira Mehmeti në komisionin paraprak kundër rezolutës së Dick Marty-it, kjo rezolutë nuk do të shkonte në Këshillin e Përgjithshëm të Parlamentit Europian. E dyta, janë përralla me mbret ato që i thonë politikanët se ne e votuam rezolutën sepse po lejonim që të bëhej një hetim, pse të votohej një rezolutë kur në tekstin e kësaj rezolute thuhej se pjestarët e UÇK-së kishin nxjerrë organet nga trupat e serbëve të rrëmbyer, dmth u kishin nxjerrë serbëve veshkat, zemrat e tyre dhe i kishin shitur në vendet perëndimore. Një marri e tillë, një cmenduri e tillë do duhej të votohej nga deputetet shqiptarë, qoftë të Maqedonisë, qoftë të Shqipërisë në asnjë mënyrë. Dmth kishte deputetë të tjerë të vendeve perëdimore votuan kundër kundër, kurse shqiptarët votuan pro kësaj rezolute, ky nuk është asnjë justifikim.

 

Ish- kryeministri Berisha, i ftuar javën e kaluar në Quo Vadis, pranoi se  edhe një herë do të vepronte si dikur kur ishte kryeministër, për të vetmen arsye për të hedhur dritë mbi atë ngjarjen që njolla të tilla të mos qëndronin mbi Kosovën?

 

Berisha njihet në opinion si  një politikan, i cili në jetën e tij nuk ka dëgjuar ndonjëherë të ketë kërkuar falje për ndonjë veprim të tij dhe nuk është vetëm Berisha, por janë në përgjithësi politikanët shqiptarë që nuk i dëgjon në studio televizive duke thënë kërkoj falje sepse ishte akti i gabuar. Jo që ishte akt i gabuar, por ishte akt kriminal dhe anti-kombëtar të votohej pro raportit të Dick Marty-it. Kjo është sikur një plus një bëjnë dy. E dyta, Sali Berisha nëpër studio televizive në Shqipëri ka akuzuar presidentin Thaci se ka kryer vrasje në Kosovë, ka bërë vrasje të oponentëve të tij politikë dhe fill pas shkuarjes së Thacit në Hagë del edhe mbron Thacin. Është identike e nderuar Pranvera sikur kjo fushata që është marrë tani në Kosovë, “Liria ka emër”. Plot njerëz definilojë përmes kësaj fushate, janë njerëz të cilët kanë anti-UÇK, anti-luftë, anti këtyre njerëzve të cilët kanë shkuar sot në burgun e Hagës. Edhe Berisha, edhe Edi Rama po e përdorin shumë cështjen e arrestimit të liderve politikë të Kosovës, edhe Edi Ramës nuk i takon të flasë, sa për sy e faqe, sa për vota. Edi Rama, po të donte me i ardh në ndihmë Kosovës, do të bënte një financim, për të bërë një hulumtim dhe një film dokumentar rreth ekzistimit apo mos ekzistimit të shtëpisë së verdhë. Nuk kemi nevojë ne për poezi, për përralla e mbështetje folklorike, qoftë nga Tirana, qoftë nga Prishtina. Ata njerëz që janë në Hagë dhe ata që do të shkojnë pas tyre, kanë nevojë për mbështetje juridike, asgjë tjetër.

 

Po klasa politike në Kosovë? Si e keni parë qëndrimin e saj, gjatë kësaj kohe?

 

Edhe klasa politike në Kosovë është e ndarë në 100 copa, arsye kjo se fill pas lufte më pëlqeu shumë deklarata saktë e ish-kryeprokurorit Ëilliamson, i cili në një intervistë tha dicka shumë të saktë, gjithcka për gjykatën speciale ka ardhur nga Kosova. Mos harroni se në Kosovë pas lufte LDK krijoi komisione hetimore për të hetuar veprimtarinë “kriminale” të UÇK dhe të gjitha këto deklarata, të gjitha këto informacione të mbledhura nga LDK janë të deponuara sot në Gjykatën Speciale dhe do jenë dëshmi kundër UÇK. Keni edhe një pjesë tjetër të këtyre “patriotëve”, të cilët deri dje kanë qenë pro gjykatës, sot kanë dalë kundër saj, kështu që kemi një klasë politike të përcarë edhe në Kosovë, edhe në Tiranë, edhe në Maqedoni. Mos harroni se priten arrestime edhe në shtetin maqedonas.

Edhe në Maqedoni, sikundër edhe në Shqipëri?

 

Po, është logjike që dikush duhet të japë përgjigje për vrasjen e Ahmet Krasniqit, Ministrit të Mbrojtjes, dikush duhet të përgjigjet për zhdukjen e Remzi Hoxhës, dikush duhet të përgjigjet për vrasjen e Ilir Konushevcit edhe një doktori të famshëm që për fat të keq nuk më kujtohet emri i tij. Kanë ndodhur shumë vrasje në territorin e Shqipërisë dhe dikush duhet të përgjigjet për to.

Sa pritet të zgjasë ky proces?

 

Sipas prognozës sime, Gjykata Speciale minimum mund të zgjasë deri në 15 vite. Procesi gjyqësor ndaj Thacit dhe të tjerëve do të zgjasë minimumi 3-4 vite.

 

Cfarë do të ndodhë më Kosovën, sa pritet që kjo situatë? Po lexoja një raport edhe situata ekonomike në Kosovë pas këtyre zhvillimeve ka pësuar një përkeqësim. Sa pritet të ndikojë kjo në stabilitetin apo destabilitetin e klasës politike në Kosovë?

 

 

Sa i përket stabilitetit politik qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë, klasa politike faktikisht në Tiranë dhe në Prishtinë kanë qenë dhe vahdojnë me qenë faktorët kryesorë të destabilizimit politik dhe varfërisë ekonomike. Shqiptarët si andej, si këndej janë popujt më të varfër të kontinentit evropian, por që unë e pres të vijë një brez i ri me politikanë të rinj që synojnë te mirëqenia ekonomike dhe dashtë zoti që në trurin e shqiptarëve ose qytetarëve shqiptarë të hyjë mendimi se ne do te mbështesim dhe do të votojmë cilën parti politike, e cila do të flasë për mirëqenien ekonomike. Në fushata në Shqipëri dhe Kosovë nuk ndodh që dikush të flasë për cerdhet, për mugesën e ujit, për mungesën e energjisë elektrike, atje është një cmenduri totale, edhe në Shqipëri dhe në Kosovë, janë të vetmit që gëzohen kur vijnë dritat dhe kur vjen uji dhe unë nuk e kuptoj qytetarin shqiptar, sesi mund të pranojë këto përrallat e politikanëve shqiptarë në kohën kur ne vuajmë për ujë, vuajmë për shërbime shëndetësore, vuajmë për cerdhe kualitative, shkolla kualitative. Vetëm kur hyn në Tiranë është terror psikologjik, gjithë ai trafik dhe plazhi i Shqipërisë që është diku 400 km, është i vetmi plazh në të gjithë botën, as në vendet afrikane më të varfra që kam qenë nuk ekzistojnë plazhet që nuk kanë dhoma ndërrimi dhe banjo publike, ne jemi për libër Guinness, aty shihet pasqyra e shtetit shqiptar, që askund në bregdetin shqiptar nuk ka qoftë ËC, qoftë dhoma ndërrimi dhe ne si duket jemi pajtuar me të të keqen.  Dyshoj dhe frigohem se ne do të ngrihemi në protesta kundër qeverisë.

 

 Sa besoni ju te drejtësia e Gjyktës Speciale e cila tashmë është fakt?

 

Unë te drejtësia e Gjykatës Speciale besoj 1 milionë herë më shumë se te cdo gjykatë shqipfolëse, qoftë në Tiranë, qoftë në Prishtinë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *