Subscribe

Kur ka mbetur dhe rreth nje muaj nga vendimi përfundimtar i Këshillit te BE lidhur me hapjen e negociatave per Shqipërinë, pas shume zërave kritike nga vende te ndryshme te BE-se, nga Gjermania vjen nje thirrje e forte per te mbështetur Shqipërinë.

 

Këshilli Gjerman për Politikat e Jashtme, një “think tank” i pavarur me shumë influencë në jetën politike gjermane publikoi një raport, në të cilin vlerësohet se pavarësisht sfidave ende të rëndësishme me të cilat përballet vendi ynë, asnjë shtet tjetër në rajon nuk ka bërë aq sa Shqipëria për të merituar hapjen e negociatave.

 

“Duhet të pranojmë se asnjë vend tjetër në rajon nuk ka bërë një përpjekje serioze për të reformuar rrënjësisht sistemin e drejtësisë. Ky është një proces i pandalshëm dhe që krijon themelin për sukses në fusha të tjera kyçe, siç është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.”

 

Raporti shkon më tej, kur thotë se dhënia e një drite jeshile për hapjen e negociatave është shumë e rëndësishme edhe për vetë interesat e Berlinit Zyrtar.

 

“Një “jo” nga Berlini jo vetëm që do të destabilizonte Shqipërinë, por do të kishte një ndikim negativ në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor – dhe kështu do të kundërshtonte interesat e sigurisë të Gjermanisë. Në të kundërt, një “po” do të ishte një sinjal i qartë se Gjermania dhe BE, po shpërblejnë përpjekjet e Shqipërisë për të reformuar – edhe nëse ende duhet të kapërcejnë shumë pengesa përpara pranimit.”

 

Por , raporti flet me tone kritike mbi kulturën politike në vendin tonë, duke sulmuar bojkotet parlamentare dhe protestat e organizuar gjatë javëve të fundit.

 

“Ajo që mungon është një kulturë politike që njeh kompromiset jo si një dobësi, por si një element qendror i demokracisë. Në të kaluarën, kjo ka zvarritur reformat dhe pengoi funksionimin e institucioneve demokratike. Për shembull, në vitin 2017, PD bojkotoi punën parlamentare për disa muaj, një mekanizëm i përbashkët për debatin politik në Shqipëri.”

 

Pavarësisht se Komisioni ka dhëne rekomandimin pozitiv per Shqipërinë, hapja e negociatave kushtëzohet nga vota pro e vendeve anëtare pasi, mjafton që një vend i vetëm anëtar të vendosë veton, që hapja e negociatave të shtyhet për të paktën disa muaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *