Rama zbulon letrën nga Brukseli: Sjellja e politikanëve shqiptarë, e tmerrshme

Përplasja brenda delegacionit shqiptar në Parlamentin Europian duket se ka ngjallur dhe pakënaqësi në radhët e ndërkombëtarëve. Madje shumë prej përfaqësuesve ndërkombëtarë kanë shprehur indinjata mbi sjelljen e paraqitur nga delegacioni shqiptar ditën e djeshme.
Një gjë të tillë e ka pohuar edhe vetë kryeministri Edi Rama, i cili ka postuar mesazhin e një përfaqësusi të BE në një postim të shkurtër në Tëitter. Sipas mesazhit të publikuar nga ana e kryeministrit, përfaqësuesi euriopian shprehet se është e tmerrshme dhe e padëgjuar që nën çatinë e BE-së shfaqen sjellje si ato të delegacionit shqiptar.
Por krahas kësaj indinjate, përfaqësuesi i BE, i kërkon kryeminsitrit që të vijojë punën dhe bashkëpunimin me opozitën për të përmbushur reformat.
“Një mik i Shqipërisë në Parlamentin Europian: I dashur Edi! S’kam dashur kurrë të dëgjoj aq keq sa dëgjova sot për çka kishin bërë kolegët shqiptarë! Është e tmerrshme dhe e padëgjuar nën çatinë e BE-së! Jam pa fjalë dhe uroj të gjeni forca e kurajo punën por me ata…”
Të martën në Parlametnin Europian, deputeti Genc Pollo e cilësoi si të papranueshëm faktin që kreu i grupit të PS, Taulant Balla të ishte në krye të delegacioniot shqiptar pasi, sipas tij, numri dy i socialsitëve ka lidhje me krimin.




