Subscribe

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të amerikës, me ftesë të ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton,ndërsa do të qëndrojë për plotë gjashtë ditë. Këtë të shtunë, kreu i ekzekutivit takoi zyrtarët e  organizatës “Automation Alley” me përfaqësues të industrisë automotive amerikane, ku edhe theksoi rendesine e “ballkanit të hapur”.

 

 

“Vendosëm se një  grup Automation Alley do të vij në Shqipëri për të parë nga afër si dhe për të kuptuar më mire se çfare po ndodh konkretisht me Ballkanin e Hapur, në transformimin e tregut, në një treg të lirë dhe të madh që i jep Shqipërisë një pozicion shumë të favorshëm.”

 

Ndërkohë një prej zyrtarëve të organizatës shprehu vlerësimin ndaj marrëdhënieve të ngushta mes SHBA-së dhe Shqipërisë.

 

“Në e vlerësojmë shumë miqësinë mes dy vendeve. Ne do të punojmë për të filluar organizimin e një misioni tjetër në Shqipëri edhe presim me padurim të përfitojmë nga miqësia dhe ngrohtësia që ka vendi për të ofruar.”

 

Në axhendën e kryeministrit janë parashikuar edhe takime me përfaqësues të komunitetit shqiptar dhe takime me zyrtare amerikane.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *