Subscribe

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer një përgjigje shqetësimit të fermerëve, të cilët kanë protestuar për disa ditë me radhë, për heqjen e rimbursimit të TVSH në masën 6 %.

Duke I konsideruar protestat e fermerëve legjitime, Rama tha se ata janë të keqinformuar. Duke sqaruar treguesit e buxhetit të këtij sektori për vitin që vjen kryeministri sqaroi se si kjo skemë rimburismi nuk funksiononte.

 

Duke vendosur atë skemë rimbursimi 6% kemi synuar që përmes shfrytëzimit të kapacitetit logjistik të grumbulluesve, të çojmë paratë të fermeri, në raport me prodhimin e grumbulluar. Shifra në fund fare ka rezultuar modeste, por një shifër e kontrolluar nga disa grumbullues të mëdhenj dhe jo të fermeri. Duke qenë se në këtë fazë, në këto vite sistemi i grumbullimit ka përfituar nga mbështetja e qeverisë, nga AZHBR, dhe duke qenë se grumbulluesit janë një forcë në treg, besoj se grumbulluesit do ta mirëkuptojnë këtë që po them. Jo vetëm që nuk jemi kundër tyre, por kemi bërë çmos që t’i mbështesim. Ajo shumë që në fund fare ka rezultuar rreth 9 mln dollarë , të transferohet drejtpërdrejtë në buxhetin e bujqësisë dhe në vend se sa të shpenzohet përmes një sistemi jo transparent dhe të paqartë rimbursimi, ku pjesa dominonte e këtyre kontrollohet nga grumbulluesit, të shkohet te buxheti, duke iu dhënë buxhetit të ministrisë së Bujqësisë.

Shuma e parave prej 9 mln dollarë, që kursehet nga heqja e kësaj skeme do ti jepet direkt fermerit si subvencionim tha Rama, duke e konsideruar këtë masë si një hap para në bujqësi.

 

Me këto 9 milionë ne mund të bëjmë shumë duke ia shtuar masës së financimit të bujqësisë, duke synuar produktivitetin. Për të ardhur këtu, është me rëndësi që të kuptohet se sa më shumë kalon koha dhe sa më shumë strukturohet së brendshmi sektori me grumbullues, prodhues të fuqishëm, tregtues, aq më e pamundur bëhet që në këtë sektor të jetosh dhe të mbijetosh i vetëm. Është tregu që kërkon krijimin e sinergjive.

 

Duke folur me tej Rama u ndal edhe tek efektet e nismës Open Balkan. Sipas tij një marrëveshje që do të nënshkruhet në muajin dhjetor do të hapë rrugën e tregtimit të mishit në rajon, që aktualisht është e ndaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *