Kryeminstri Edi Rama ju ka drejtuar tregtarëve të shumicës këtë të mërkurë me një thirrje për të mos abuzuar me çmimet. Në rrjetet sociale, Rama kërkoi që të mos rritje çmimesh në këto ditë krize sepse do të ndëshkohen shumë rëndë.

 

? U BËJ THIRRJE TË GJITHË TREGTARËVE TË SHUMICËS TË LEXOJNË AKTIN NORMATIV TË MASAVE SPECIALE TË LUFTËS DHE TË MOS LUAJNË ME POPULLIN, SEPSE PASOJAT QË DO TË BIEN MBI TA DO TË JENË SHUMË TË RËNDA, E NUK KANË PËR T’I GËZUAR LEKËT E ABUZIMEVE ME ÇMIMET NË KËTË KOHË LUFTE, KU S’KA HARAM QË DO IU BËHET HALLALL!

KUSH I SHTRËNGON SHITËSIT E PAKICË TË BËJNË FATURA TË RREME KRYEN NJË PALIGJSHMËRI QË NË KËTË KOHË DO TË KONSIDEROHET KRIM DHE DO TË TRAJTOHET SI KRIM?”

 

Prej disa ditësh qytetarët ankohen se çmimet në treg janë shumë të shtrenjta, veçanërisht kur bëhet fjalë për frutat dhe perimet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *