Subscribe

Kryeministri Edi Rama u ka bërë një tjetër ftesë këtë të mërkurë studentëve për të dialoguar.

 

Në një postim në “Facebook”, kryeministri shprehet se 8 pikat e propozuara nga studentët janë vetëm pikënisja e një faze të re i transfomimit të botës universitare. Rama thotë se ky ndryshim mund të bëhet vetëm përmes një pakti mes studentëve dhe qeverisë.

 

“Të dashur studentë protestues, gjithçka na duhet tani është të ulemi dhe të flasim. 8 PIKAT janë për mua vetëm pikënisja e një faze të re transformimi të botës sonë universitare. Dhe këtë transformim mund, duhet e do ta bëjmë VETEM SE BASHKU, përmes një Pakti për Universitetin mes studentëve dhe qeverisë. Adresimin e 8 PIKAVE duhet të nisim pa humbur kohë.”

 

Rama më tej u ka bërë me dije studentëve se është gati të takohet me ata kur e ku të duan për të dialoguar. Sipas Ramës nuk duhet të humet më kohë me llogjet e opozitës nëse studentët duan të ulin tarifat brenda Vitit të Ri.

 

“Kemi punë për të bërë dhe nëse doni që uljen e tarifave ta mbyllim para pushimeve tuaja të Vitit të Ri, s’ka realisht minuta për të humbur me llogjet e kazanëve dhe rrugët shkencore të Doktorreshë Monës e të Profesor Lulit. Unë jam gati dhe s’kam asnjë kusht, prandaj bëhuni mbarë e më çoni fjalë, kur e ku doni të takohemi. Përqafime dhe kurajo, sepse do ju duhet shumë kur ta kuptoni që kjo që keni nisur është ku e ku më e madhe, sesa ato 8 PIKA:-)”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *