Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se e ka gati padinë në Gjykatë Kushtetuese për Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

 

Pas mbylljes së seancës plenare shefi i qeverisë ka treguar kushtet që e detyruan atë të marrë postin e ministrit të Jashtëm, pas mos dekretimit të Gent Cakajt në këtë post.

 

“Votimi i sotëm ishte rezultat i një zgjedhje të detyruar si pasojë e refuzimit të presidentit për të dekretuar ministrin e jashtëm dhe thënë kjo, dua ta bëj të qartë për gjithë opinionin se nuk ka një gjykatë Kushtetuese, ndaj  u detyrova të marr ketë vendim. Ne kemi përgatitur padinë, në fakt duhet të jenë një numër padish në Gjykatën Kushtetuese për një sërë shkeljes nga ana e presidentit, pro edhe për rastin konkret.  Kjo është një çështje që duhet zgjidhur qartë dhe përfundimisht, në kushtet kur presidenti ka marrë përsipër të veprojë në kundërshtim me traditën e asaj zyre dhe me të gjithë paraardhësit, pavarësisht se kanë qenë të një pale apo një pale tjetër. Askush nuk e ka bërë këtë më parë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *