E enjte, 29 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama përsërit ftesën për Bashën

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën drejtuar kreut të opozitës Lulzim Basha për të diskutuar mbi zgjedhjen e prokurorit të ri të përgjithshëm. Në një postin në facebook, kreu i qeverisë shkruan: “Lulzim Basha mos prit të ta lexojnë të huajt Kushtetutën e vendit po eja të flasim shqip për Shqipërinë, siç e kemi detyrë nga ata që na zgjodhën”.

 

Reklamë

Një ditë më parë, kryeministri Rama ftoi kryetarin e PD-së të zgjedhin me konsensus kreun e ri të akuzës. Rama e ftonte në takim Bashën, që pa humbur kohë të ulen në tryezë për çështjen e prokurorit të përgjithshëm dhe për një pakt kombëtar për integrimin europian të vendit.

 

 

Më shumë video

Reklamë