Kryeministri Edi Rama I ka cilësuar përgjimet e BILD si të paramenduara ndërsa nuk I ka kursyer akuzat në drejtim të opozitarëve.

 

Nga foltorja e Kuvendit Rama tha se partitë e opozitës nuk e duan integrimin e vendit në BE. Sipas Ramës mbajtja peng e 30 qershorit është një plan i opozitës me qëllim mbylljen e portave për në Europë.

 

“Partitë politike kundërshtare të integrimit të Shqipërisë. Mbajtja peng e 30 qershorit plan për mbylljen e portave për në Europë. Çeljet e negociatave nisin me drejtësinë. Të gjithë jemi të barabartë të ligjit.”

 

Rama u ndal edhe tek takimi elektoral në Shkodër dhe vendimi I kryebashkiakes Voltana Ademi.

 

“Sot ne kemi planifikuar takimin në Shkodër, cfarë po ndodh, për herë të parë nga viti 1991 qysh se kemi nisur fushatën rishfaqet fenomeni i dëshpëruar në shëmtinë e vet i antimitingashëve. Ka pas Shqipëria edhe momente të rënda po ka pas konsensus mes forcave që nuk pengohet aktiviteti i tjetrit, Enveristët fanatikë të 91 që përpiqeshin ti zinin rrugën PD se sapolindur sot rishfaqen në grahmat e asaj partie që ka humbur totalisht busullën dhe që rrogtarët e paguar në nivel vendor po i përdor sic përdorte aso kohe PPSH disa falanga njerëzish pa të ardhme.”

 

Kreu I qeverisë gjatë fjalës së tij komentoi edhe përplasjet me policinë në KZAZ-të e bashkive opozitare nga ku theksoi se opozita po përgatitet për një tjetër 2 prill.

 

“Pjesa më e trishtueshme është pjesa e policëve të përdorur, që po humbasin të drejtën të punonjës për shtetin, janë në shkelje të ligjeve dhe edhe pse në këtë farsë entuziazmi shkollash që digjen e vandalizohen, jeta vazhdon edhe pas 30 qershorit. Dhe 30 qershori do të jetë dita e zgjedhjve duan apo s’duan. Mbase plani është për të bërë një dy prill tjetër sot pasdite.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *