Subscribe

Kryeministri i vendit Edi Rama ka vizituar mëngjesin e kësaj të marte për herë të tretë familjen Rasha në banesën e tyre në kryeqytet.

Pas vizitës së shkurtër, Rama është shoqëruar deri në vendin ku u mbeti i vrarë Klodian Rasha nga familjarët e tij. Kreu i ekzekutivit nuk pranoi që të japë një prononcim për mediat.

Një ditë më parë, Këshilli i Ministrave vendosi që të trajtojë me një pension të veçantë familjen Rasha me një pagesë prej afro 61 mijë lekësh në muaj. Në këtë vendim u specifikua si vrasje aksidentale ngjarja ku mbeti i vrarë 25-vjeçari nga efektivi i Shqiponjave.

Kjo ka sjelle edhe reagimin e familjareve. Jashtë kamerave ata shprehen se nuk e pranojnë qe ngjarja te klasifikohet aksidentale. Ata shtojnë se për pak ditë do flasin institucionet e drejtësisë dhe sipas tyre do ta konsiderojnë vrasjen  të qëllimshme. Sa i takon pensionit familjaret e Klodianit kane vendosur ta japin për bamirësi.

Klodian Rasha u qëllua për vdekje nga efektivi Nevaldo Hajdaraj në rrugicën e shtëpisë së tij, pasi nuk u bind urdhrit për të ndaluar. Ai u qëllua nga pas shpine. Vrasja e tij ndezi për disa ditë më radhë protesta të dhunshme në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *