Subscribe

Kryeministri Edi Rama u ndal në Konferencën Vjetore “State of the Union” edhe tek raporti me Turqinë dhe me Erdogan.

 

Ai theksoi se marrëdhëniet me Turqinë janë shumë të mira, por mohon zërat se Erdogan ka ndikim në Shqipëri.

 

“Sa i takon Turqisë, kam opinionin tim të fortë që Turqia është themelore për sigurinë e BE dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim. Historia e marrëdhënieve është e ndërlikuar, por nuk ka dyshim, mendoj se Turqia është kyçe për sigurinë dhe sigurimin e BE. Por edhe BE është kyç për një Turqi më të fortë. Kur vjen fjala te rajoni, por edhe te Shqipëria, më duhet ta bëj të qartë që kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Turqinë. Për ne Turqia është partner strategjik. Marrëdhënia jonë me presidentin Erdogan është shumë e mirë, por dua ta bëj të qartë se nuk ka asnjë shenjë të asaj çka pretenduar e pretendojnë disa burime se Presidenti Erdogan e Turqia po ushtrojnë në Shqipëri e rajon. Kur shoh e lexoj lajme shumë të rreme për xhami që ndërtohen në Shqipëri për të ushtruar ndikim, nuk është e vërtetë. Kur bie fjala te xhamitë jemi shumë mirënjohës për të gjithë projektin e restaurimeve të trashëgimisë historike që kemi, qofshin këto xhami, kisha, etj. Kaq është. Gjëja tjetër është xhamia e Tiranës, ku kanë kontribuar për komunitetin mysliman, pasi kemi një katedrale të madhe ortodokse e katolike, por mungonte kjo xhami e madhe dhe komuniteti mysliman turk kontribuoi për këtë. Nuk shoh në asnjë lloj mënyre ndikim.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *