Nga Këshilli Special i mbledhur posaçërisht për krizën politike që po zhvillohet prej javësh në Bjellorusi, kryeministri Edi Rama njëherësh kryetari i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, i kërkoi drejpërdrejt presidentit Alexander Lukashenko të pranojë ndihmën e OSBE në zgjidhjen e konfliktit mes qeverisë dhe opozitës.

Me vlerësimin se situata në Minsk është në një udhëkryq të rrezikshëm, Edi Rama e përforcoi disa herë idenë se roli i OSBE-së do të jetë këshillues dhe lehtësues në dialogun mes palëve.

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Sado të forta të jenë opinionet që kemi, nuk na takon të ndërhyjmë në çështjet e brendshme bjelloruse. Së dyti, sa do të forta të jenë ndjenjat, nuk na takon të marrim anë. Së treti, nuk po kërkojmë dhe as nuk duhet të kërkojmë rolin e ndërmjetësimit mes dy palëve, thjesht të ndihmojmë Bjellorusinë si një prej nesh. Shqetësimet lidhur me zgjedhjet janë të qarta, nuk mundën të vëzhgoheshin nga OSBE dhe kjo ishte shqetësuese. Analizat për votimin kanë theksuar arsyet për këtë shqetësim. Është një  makth për Bjellorusinë dhe popullin. Ne nuk duhet të rrimë mënjanë.

Me vullnetin për të krijuar sa më shpejt një mundësi dialogu, Edi Rama tha se angazhimi i OSBE-së është në respekt të sovranitetit të popullit të Bjellorusisë dhe se në fund i takon atij të zgjidhë konfliktin në të cilin gjendet.

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Jemi të motivuar nga dëshira për të ndihmuar, nuk është imponim,OSBE ofron vullnetarisht veten. Kryesia shqiptare do i qaset kësaj përpjekje pa agjendë të paracaktuar, u takon atyre të bien dakord si do të ecë përpara Bjellorusia. Kryesia do të ecë pa reshtur për të ndihmuar. Do të sigurohemi që të mbetet kështu gjatë gjithë kohës, pa imponuar asgjë. Organizata jonë mund ta bëjë këtë perspektivë, të angazhohem, të dëgjoj, kuptoj dhe mbështes në gjendje të bëj. Jam gati ta bëj të funksionojë. U bëj thirrje autoriteteve bjelloruse, ju lutem jepini një mundësi kësaj oferte, përfitoni nga ky moment, që Bjellorusia t’i largohet përballjes dhe të përpiqet për dialog dhe pajtim.

Në përfundim të mbledhjes, kryeministri Edi Rama deklaroi se kërkesa e tij për ndërmjetësim të OSBE-së në dialogun mes opozitës dhe qeverisë nuk u refuzua nga përfaqësuesi i Bjellorusisë në Këshillin Special.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *