E diel, 4 Tetor 2026 Eat And Traditë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama: Në Shtator-Tetor do të kalojmë në skaner drejtorët rajonal

Kryeministri Edi Rama këtë të premte është takuar me të gjithë deputetët dhe kryebashkiakët e rinj, për veriun e Shqipërisë.

 

Reklamë

Në këtë takim bëhet me dije se shefi i qeverisë ka kërkuar të mos ketë asnjë vonesë në konstituimin e këshillave bashkiakë në mënyrë që të nisë puna e qeverisjes vendore dhe shërbimet ndaj qytetarëve.

 

Vlerësimi i kapaciteteve njerëzore në bashkitë e veriut ka qenë një prej pikave ku kryeministri është ndalur gjatë e ka thënë.

 

“Na duhet të bëjmë pa humbur kohë vlerësimin e të gjithë të punësuarve që kanë lidhje direkte me shërbimet lokale. Thënë kjo duhet një analizë e detajuar për kontributet e gjithsecilit në raport me Parinë Socialiste. Nuk duhet të lejojmë majisjen e problemeve me administrat tona në territor. Në muajt Shtator dhe Tetor me patjetër duhet të kalojmë në skaner dhe të vlerësojmë drejtorët rajonal. Nëse ata nuk i janë përgjigjur apo do t’i përgjigjen ritmit tonë do të largohen”.

 

Gjithashtu në këtë takim është diskutuar edhe në lidhje me emërimet e drejtorëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë