E diel, 22 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rrëzohet avioni në Gjermani, humbin jetën 2 persona

Dy persona humbën jetën kur një avion i vogël u rrëzua në Gjermaninë jugperëndimore.

Policia konfirmoi se të dy personat në bord humbën jetën në aksidentin që ndodhi pranë qytetit të Gundelsheim-it, raportoi transmetuesi publik rajonal SWR.

Pas rrëzimit shpërtheu një zjarr, por  u shua nga ekipet e emergjencës që mbërritën në vendngjarje.

Rrëzimi ndodhi pak para mesditës pranë Gundelsheim-it, në distriktin Heilbronn të landit Baden-Württemberg. 

Sipas medias gjermane “Bild”, avioni po i afrohej një aerodromi të vogël në Gundelsheim kur, për arsye ende të paqarta, u përpoq të bënte një manovër, u kap në një gardh dhe më pas goditi një pemë, para se të rrëzohej në një vresht.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.