Subscribe

Në një bashkëbisedim me qytetarët në Pogradec, kryeministri Edi Rama tha se në mandatin e tretë do të ketë ndërhyrje në zhvillimin e turizmit.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria do të bëhet kampione e Ballkanit në bujqësi.

Ai deklaroi më tej se Shqipëria do të bëhet pjesë e Ligës së Kampioneve edhe në turizëm.

“Ky mandat do të jetë mandati i Pogradecit tani jemi gati për të bërë disa ndërhyrje që lidhen me strategjinë e zhvillimit të mëtejshëm të turizmit. Do të kthehet një vend duke u kthyer në ligën e kampionëve të Europës në Turizëm. Sot Shqipëria ka dy aeroporte por jemi ende në fillim të këtij procesi transformues. Vitet që do të kemi para do të jenë vitet e një transforimimi epokal. Shqipëria do të bëhet vendi ku njerzit nuk duan që të ikin më patjetër. Ne jemi kampion në Ballkan me prodhimin e një sërë produktesh bujqësore. Po ne duhet dhe do të bëhemi kampionë të Ballkanit në Bujqësi kjo është plotësisht e mundur.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *