Kryeministri Edi Rama këtë të hënë është takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel, ku ka vlerësuar ndihmën e Gjermanisë në procesin e rindërtimit të Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit.

 

Në konferëncën e përbashkët për mediat shefi i qeverisë ka deklaruar se Konferenca e Donatorëve, që pritet të mbahet më 17 shkurt në Bruksel, do të jetë ndihmë e madhe për vendin tonë, pasi bazuar në raportin e dëmeve, shuma për rindërtimin është “përtej mundësive tonë.

 

“Unë kam ardhur enkas për të diskutuar për konferencën e donatorëve dhe nevojën e madhe që Shqipëria ka për të gjetur mbështetjen e të gjithë miqve dhe partnerëve për procesin e rindërtimit, që u bazua në raportin e dëmeve në bashkëpunim me BE, Kombeve të Bashkuara dhe Bankën Botërore përmban një shumë që është përtej mundësive tona për ta përballuar vetëm. Dua t’ju falenderoj për interesimin tuaj dhe për ndihmën e parë nga Gjermania, një ndihmë që ka qenë lehtësuese në ato momente tragjike”.

 

Kryeministri Rama në deklaratën e tij për mediat është shprehur se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, është një tjetër hap i rëndësishëm që ka qeveria shqiptare, dhe sipas tij  ka shumë shpresa për sinjale pozitive nga komisioni i ri evropian.

 

“Diskutojmë edhe për perskeptivën europiane. Dëshiroj edhe një herë të shpreh të gjithë konsideratën për mënyrën sesi ka nisur puna e komisionit të ri evropian dhe të them që është shumë e rëndësishme ajo që nënvizohet, një dimension më i qartë edhe gjeopolitik përveçse dimensionit tradicional teknik, do të jetë një ndihmë e madhe për ne dhe gjithë Rajonin”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *