Kryeministri Rama I ka drejtuar një mesazh të shqiptarëve në këto ditë të vështira të betejes me Covid 19.

 

Duke shfrytëzuar faqen e tij ne facebook, kreu i qeverisë nuk i kurset elozhet për mënyrën që sipas tij pjesa dërrmuese e qytetaërëve po respektojnë rregullat e vendosura nga autoritetet.

 

“Jeni super, ju dua shumë. Shqipëria do ta fitojë këtë lufte, shkruan Rama në facebook.

 

Më tej kreu i qeverisë nuk kursen sërish komentet emocione duke shkruar:

 

“Mos e harroni kurrë. Zoti i shqiptarëve është i madh”.

 

Në mesazhat e tij dhe daljet online për media, Edi Rama ka deklaruar gjithnjë kënaqësinë për rezultatet shumë të mira që masat e ndërmarra nga qeveria kanë dhënë në shifrat e Covid 19 në vendin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *